Viti, i kontrollohet shtëpia një personit – gjenden armë - Gazeta Express
string(53) "viti-i-kontrollohet-shtepia-nje-personit-gjenden-arme"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 21:44

Viti, i kontrollohet shtëpia një personit – gjenden armë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 21:44

Sot Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit H.N. (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar) me vendbanim në qytetin e Vitisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:

“ Një (1) armë e gjatë AK 47 me një karikator e kalibrit 7.62×39 mm, një pushkë gjahu kalibrit e markës Remington e kalibrit 280 rem, njëqind e dhjetë (110) fishekë të kalibrit 280 rem, dhe një (1) pushkë ajrore”, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’ nga neni 366 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement