Viti i Ri hebraik i bën bashkë Hotin, Thaçin, Kurtin e Osmanin - Gazeta Express
string(55) "viti-hebraik-i-ben-bashke-hotin-thacin-kurtin-e-osmanin"

Gazeta Express

15/09/2020 17:42

Viti i Ri hebraik i bën bashkë Hotin, Thaçin, Kurtin e Osmanin

Gazeta Express

15/09/2020 17:42

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV’së, Albin Kurtin. Pas tyre shihen edhe politikanë të tjerë.

Në ngjarjen e organizuar për nder të vitit të ri hebraik, ku po pritet një mesazh i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, janë mbledhur gjithë liderët politikë të vendit.

Lexo Edhe:

Në ulëset e para të sallës janë ulur rend kryeministri Avdullah Hoti, presidenti Hashim Thaci, afër tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e krah saj edhe ish-kryeministri Albin Kurti.  

Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të ketë videomesazh nga kryeministri Netanyahu, e madje edhe një lidhje direkte e tij në Prishtinë, por kjo nuk është konfirmuar.

Izraeli e Kosova kanë venë raportet diplomatike përmes një marrëveshjeje që është nënshkruar nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. /Express/