Viti elektoral vjen me rritjen rekord e numrit të punësuarve në administratë - Gazeta Express
string(75) "vit-elektoral-vjen-me-rritjen-rekord-e-numrit-te-punesuarve-ne-administrate"

Viti elektoral vjen me rritjen rekord e numrit të punësuarve në administratë

Gazeta Express

24/10/2020 12:56

Nga Erblina Mile

Buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzojë më shumë para për të punësuarit e rinj në administratë.

Lexo Edhe:

2021 është një vit elektoral dhe mesa duket qeveria ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve buxhetorë.

Sipas tabelave të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm rezulton se në total do të shtohen 1.244 punonjës më shumë.

Ministritë më të favorizuara në këtë rritje të administratës rezultojnë të jenë Ministria e Brendshme dhe Ministria e Bujqësisë.

Pjesën e luanit do e marrë Ministria e Brendshme e cila ka një shtim të numrit të punonjësve buxhetorë me 815 të tillë.

Ndërsa ministria e bujqësisë ka përfituar  një rritje me 465 të tillë.

Shtimi i punonjësve të administratës në këtë nivel vjen pas katër vitesh ku në buxhet nuk parashikoheshin të shtoheshin më tepër se 200 punonjës mesatarisht në vit .

Por përtej faktit që është një vit elektoral shqetësues është fakti se kjo fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve do të rrisë edhe më shumë shpenzimet në buxhet në një kohë që të ardhurat parashikohen të ulëta prej krizës që ka përfshirë ekonominë shqiptare.

Tërmeti i 2019 si dhe pandemia kanë dëmtuar rëndë ekonominë në vend dhe sidomos financat publike ku konstatohet një rritje e konsiderueshme e nivelit të borxhit publik dhe deficitit.

Ndërkohë në disa institucione janë parashikuar edhe shkurtime minimaliste të stafit.

Më pak punonjës se një vit më parë duket se do të kenë Kryeministria me 10 më pak se një vit më parë,ministria e drejtësisë po ashtu 10 më pak.

Shkurtime me rreth 30 persona janë parashikuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Punonjësit buxhetorë

2020-      82458

2021-     83702

1244 punonjës më shumë

Ministria e Brendshme

15079   -2021

14264  -2020

815   punonjës më shumë

Ministria e Bujqësisë

2417   -2021

1952     -2020

465 punonjës më shumë

Numri i punonjësve në administratë në vite

2018-       81.753

2019 –       82.120

2020  –       82.458

2021   –       83.703

/abcnews.al/