Visar Ymeri: Qeveria paska dashur të shpërfaqë vullnet të mirë karshi ShBA'së me heqje të reciprocitetit - Gazeta Express
string(102) "visar-ymeri-qeveria-paska-dashur-te-shperfaqe-vullnet-te-mire-karshi-shbase-me-heqje-te-reciprocitetit"

Visar Ymeri: Qeveria paska dashur të shpërfaqë vullnet të mirë karshi ShBA’së me heqje të reciprocitetit

Gazeta Express

06/06/2020 11:49

Visar Ymeri ka reaguar pas vendimit për heqjen e reciprocitetit nga ana e Qeverisë Hoti.

Ymeri ka thënë se do të ishte e udhës që Serbia të hiqte e para reciprocitetin.

Lexo Edhe:

“Kryeministri Hoti, pas anulimit të vendimit për masa reciproke në tregti, paska deklaruar se presin që edhe Serbia të heq pengesat ndaj dialogut. Do të kishte qenë më e udhës t’i hiqte Serbia e para, meqë më historikun e gjatë të negociatave me të, është pikërisht ajo që nuk ka zbatuar shumë prej marrëveshjeve të nënshkruara e të dakorduara. Shi për shkak të këtij historiku është Serbia ajo së cilës është vështirë t’i besohet”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se vullneti i mirë nga të dyja palët është parakusht i dialogut të suksesshëm.

“Vullneti i mirë nga të dyja palët është parakusht i një dialogu të suksesshëm. Nuk mjafton vetëm njëra palë. Uljen në tavolinë duhet ta bëjmë si të barabartë, në mënyrë që dialogun ta bëjmë si të barabartë”, ka thënë Ymeri./Express/