Visar Morina fiton çmimin e magazinës Cineuropa në Sarajevë - Gazeta Express
string(59) "visar-morina-fiton-cmimin-e-magazines-cineuropa-ne-sarajeve"

Visar Morina fiton çmimin e magazinës Cineuropa në Sarajevë

Gazeta Express

20/08/2020 14:55

Regjisori Visar Morina është fituesi i çmimit të magazinës e Cineuropa në kuadër të Festivalit të Sarajevës, Cineropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian

Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i paraprinë ndarjes së çmimeve kryesore që do të transmetohen live sonte duke filluar nga ora 20:10.

Lexo Edhe:

‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqje në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Link zyrtar i festivalit:
https://www.sff.ba/en/news/11420/26th-sarajevo-film-festival-partners-awards