Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin - Gazeta Express
string(100) "visar-azemipokandidoj-per-kryetar-te-ferizajt-me-vullnet-e-plan-bashke-mundemi-me-cu-perpara-qytetin"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 19:22

Visar Azemi: Po kandidoj për kryetar të Ferizajt me vullnet e plan, bashkë mundemi me çu përpara qytetin

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 19:22

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, përmes një videoje ka folur për problemet e Ferizajt dhe zgjidhjen e tyre.

Azemi ka deklaruar se po kandidon për kryetar me vullnet e plan, që bashkë mund të çohet përpara ky qytet.

Ai ka thënë se e do Ferizajn, jo vetëm pse është qyteti i tij – por edhe që e di çka mund të bëhet.

E ka quajtur si qytet të njerëzve punëtorë dhe të ndershëm.

“Ferizajn e dua shumë. Jo vetëm sepse është qyteti im, por sepse e di çka mundet me qenë. E di sa shumë kemi me fitu nëse vendosim me punu ndershëm, me vizion e me dashni për këtë vend. Po kandidoj për Kryetar të Ferizajit me një qëllim të qartë: me e bo jetën ma të mirë e ma të lehtë për secilin. Jo me fjalë të mëdha, por me punë të përditshme e vendime që e vendosin qytetarin në qendër”.

“S’kam premtime boshe. Kam vullnet, plan, dhe besimin se bashkë mundemi me e çu përpara këtë qytet. Ferizaji meriton më shumë. E këtë herë, le ta bëjmë bashkë”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express