Visar Azemi: Nuk e kam personale me kryetarin aktual, por dua ta shpëtoj Ferizajin - Gazeta Express
string(80) "visar-azemi-nuk-e-kam-personale-me-kryetarin-aktual-por-dua-ta-shpetoj-ferizajin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 0:00

Visar Azemi: Nuk e kam personale me kryetarin aktual, por dua ta shpëtoj Ferizajin

Zgjedhjet

Gazeta Express

07/10/2025 0:00

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajit Visar Azemi, deklaroi se problemi kryesor për qytetarët e kësaj komune është uji i pijshëm.

Ai theksoi se nuk probleme personale me kryetarin aktual, kandidatin e PDK-së Agim Aliun.

“Beteja ime nuk është me Agimin, beteja ime nuk është për inate personale. Por, beteja ime është ta shpëtoj Ferizajn nga një kaos si urban, si trafik, si beton, si mungesa e ujit të pijshëm dhe ta drejtoj Ferizajn në një drejtim të së ardhmës e cila nuk duhet të ballafaqohet me probleme bazike në vitin 2025”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.

“Pra, problemi i parë është uji i pijshëm. Paramendoni, Ferizaj s’ka ujë të pijshëm në vitin 2025”, theksoi Azemi.