Visar Azemi: Në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është dyfishuar partia në pushtet prezanton shifra të pavërteta - Gazeta Express
string(112) "visar-azemi-ne-trivitete-fundit-cmimi-i-rrymes-eshte-rritur-25-8-partia-ne-pushtet-prezanton-shifra-te-paverteta"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2024 18:15

Visar Azemi: Në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është dyfishuar partia në pushtet prezanton shifra të pavërteta

Lajme

Gazeta Express

04/11/2024 18:15

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është rritur mesatarisht për 25.8%.

Kjo deklaratë e Azemit, pasi Lëvizja Vetëvendosje transmetoi disa të dhëna sipas të cilave “çmimi i rrymës në Kosovë është më i ulti në rajon”.

Lexo Edhe:

“Në tri vitet e fundit, çmimi i rrymës në Kosovë është rritur mesatarisht 25.8%. Ndërkohë partia në pushtet prezanton shifra  të pavërteta. Që nga marrja e pushtetit në mars të vitit 2021, Qeveria e Vetëvendosjes ka rritur vazhdimisht tarifat e energjisë”, ka thënë Azemi.

Më tutje, ai ka përmendur raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sipas të cilit nga viti 2020 deri më 2023 faturat e rrymës për biznese u rritën për 28.22% kurse për familjet 25.8%.

“Sipas Raportit Vjetor të ZRRE-së, nga viti 2020 deri më 2023 faturat e rrymës për biznese u rritën për 28.22% kurse për familjet 25.8%. Me tarifat aktuale të rrymës, familjet kosovare paguajne dyfish më shtrenjtë se para vitit 2021. Rritja e çmimit erdhi si rezultat i keq-menaxhimit të KEK-ut, pasi Blloku A5 për 2 vjet nuk ka prodhuar rrymë dhe B1 ka dështuar si pasojë e mosmirëmbajtjes në vitin 2021 në kohën e krizës. Lidhja Demokratike e Kosovës në programin politik “Rruga e Re”, ka paraparë ndërtimin një centrali me gaz prej 500 megavatë, i cili do të kushtojë 500 milionë euro. Kjo qeveri duhet të japë përgjegjësi për dështimet në energji, që si pasojë ka edhe rritjen e çmimit të rrymës”, ka thënë Azemi. /Gazeta Express