Visar Azemi: LDK pret rritje të votës në zgjedhjet e 28 dhjetorit - Gazeta Express
string(64) "visar-azemi-ldk-pret-rritje-te-votes-ne-zgjedhjet-e-28-dhjetorit"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 21:22

Visar Azemi: LDK pret rritje të votës në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lajme

Gazeta Express

09/12/2025 21:22

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, i ftuar në emisionin Politiko, tha se pret një rezultat më të mirë dhe më të favorshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas Azemit, LDK-ja do të shënojë rritje të votës si rezultat i qëndrimeve të saj si opozitë, por edhe falë prurjeve të reja brenda partisë.

“Nga ajo që presim në rezultatet e 28 dhjetorit, do të kemi një rezultat më të mirë dhe më të favorshëm sesa ai që kemi pasur. Kjo rritje e votës vjen për shkak të qëndrimeve që kemi mbajtur si opozitë dhe pastaj me prurjet e reja,” deklaroi Azemi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement