Visar Azemi kundër degradimit të Ferizajit: Gjatë vitit të parë nuk do të lëshohet asnjë leje e ndërtimit - Gazeta Express
string(104) "visar-azemi-kunder-degradimit-te-ferizajit-gjate-vitit-te-pare-nuk-do-te-leshohet-asnje-leje-e-ndertimit"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 21:48

Visar Azemi kundër degradimit të Ferizajit: Gjatë vitit të parë nuk do të lëshohet asnjë leje e ndërtimit

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 21:48

Kandidati për kryetar të Ferizajit nga LDK, Visar Azemi, ka thënë se në vitin e parë të mandatit të tij si kryetar, nuk do të lëshohet asnjë leje e ndërtimit.

Ai ka thënë se e ka planin e ndërtimeve, që nuk e lejon degradimin e qytetit.

“Me besimin tuaj, në mandatin tim, që në vitin e parë do të bëjë planin e ndërtimeve në Ferizaj. Gjatë vitit të parë asnjë leje e re nuk do të lëshohet”, ”, ka thënë Visar Azemi gjatë prezantimit të programit të tij për Ferizajin.

Sipas tij, Ferizaji po rritet, por nuk është duke u zhvilluar dhe se po ndërtohet pa menduar.

“Kemi ndërtesa që po na zënë frymën, pa trotuare, pa parqe, pa parkingje, e pa shumë çka tjetër. Kemi rrugë për vetura, por jo për njerëz. Kemi objekte të reja, por jo edhe hapësira për fëmijë e familje. Çdo rrugë e re është një pengesë tjetër për një nënë me karrocë. Çdo ndërtesë që ngrihet, është një arsye tjetër për një fëmijë me u mbyll brenda mureve me telefon e ipad”, ka thënë Azemi.

Qeverisja e Ferizajit sipas Azemi, investon 23 herë më shumë në asfalt se në trotuare dhe 43 herë më shumë në asfalt se në shtigje për biçikleta.

“Paramendojeni për 4 vite, 4 kompanive më të afërta iu dhanë 40 milionë euro. Me ritmin e tanishëm, deri në fund të vitit 2025 kjo shumë shkon deri në 50 milionë euro. Pra, çdo vit – 10 milionë euro. Çdo muaj – mbi 800 mijë euro”, ka thënë Azemi.