Visar Ademi publikisht i fton në kafe Valbon Limanin dhe Sebaudin Dautin - Gazeta Express
string(72) "visar-ademi-publikisht-i-fton-ne-kafe-valbon-limanin-dhe-sebaudin-dautin"

Ballina

Gazeta Express

09/08/2025 13:02

Visar Ademi publikisht i fton në kafe Valbon Limanin dhe Sebaudin Dautin

Ballina

Gazeta Express

09/08/2025 13:02

Kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi ka ftuar publikisht në kafe dy kandidatët tjerë për kryetar të kësaj komune, Valbon Limanin nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Sebaudin Dautin nga VLEN, njofton Top24

Siç thotë Ademi, qëllimi është që “të japin një shembull qytetarie përpara se gara të
hyjë në fazat e saj më energjike”.

Thirrja e Ademit:

Letër e hapur

Drejtuar kandidatëve për Kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani dhe
z. Sebadin Dauti

Të nderuar z. Limani dhe z. Dauti,
Së pari, më lejoni t’ju uroj sinqerisht për kandidaturat tuaja dhe t’ju shpreh
dëshirën që kjo fushatë të zhvillohet me dinjitet, ashtu siç e meritojnë qytetarët e
Gostivarit. Zgjedhjet janë një mundësi e artë për të treguar kulturë politike,
respekt reciprok dhe gatishmëri për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të
qytetit tonë.
Përpara se të shkojmë drejt një debati publik, dëshiroj t’ju ftoj të dyve në një kafe
të përbashkët nesër, të Diellën, në orën 10:00, në Kafe “Minjon” skaj lumit. Kjo do
të ishte një mundësi e mirë që të ulemi në një atmosferë miqësore, të
shkëmbejmë mendime dhe të japim një shembull qytetarie përpara se gara të
hyjë në fazat e saj më energjike
Jam i bindur se qytetarët presin nga ne shembullin më të mirë të garës së
ndershme dhe të argumentuar. Le të ngrisim nivelin e kësaj fushate në atë në
standardin e kulturës demokratike që e qytetarët e Gostivarit padyshim e
meritojnë.
Me respekt,
Visar Ademi
Kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Gostivari