Virginia Woolf: Pse kemi frikë ta harrojmë shkrimtaren e dashur pas 80 viteve të vdekjes se saj - Gazeta Express
string(94) "virginia-woolf-pse-kemi-frike-ta-harrojme-shkrimtaren-e-dashur-pas-80-viteve-te-vdekjes-se-saj"

Arte

Gazeta Express

30/04/2021 1:10

Virginia Woolf: Pse kemi frikë ta harrojmë shkrimtaren e dashur pas 80 viteve të vdekjes se saj

Arte

Gazeta Express

30/04/2021 1:10

Para 80 viteve, në mënyrë tragjike dhe para kohe, në moshën 59 vjeçare vdiq shkrimtarja Virginia Woolf, e cila pas la ca fjalë tronditëse. Një letër për vetvrasje e saj apo një letër dashurie për burrin e saj Leonard dhe amanetin e fundit të shkruara nga një shkrimtare shumë e njohur.

“Ajo që dua ta them është se të gjithë lumturinë e kësaj jete ta kam borxh ty….Ti ke qenë plotësisht i durueshëm me mua dhe shumë i mirë.  Unë nuk e kam parë një çift të lumtur sa ishim ne”.

Lexo Edhe:

Këto ishin fjalët e fundit të shkruara të Virginias.

Më 28 mars 1941, pas një goditjeje nervore, ajo u largua nga shtëpia e saj në Rodmell në Sussex për të ecur buzë lumit Ouse. Atje ajo mori në xhep një gurë të rëndë dhe pavarësisht se mund të notonte ajo e la veten të mbytej. Burri i saj zbuloi pas pak orëve që ajo ishte zhdukur kurse trupi i saj u gjet pas tri jave nga një djalë i ri, i cili po bënte çiklizëm afër lumit.

Ky mund të konsiderohet një përvjetor i rëndësishëm, një kohë për të menduar se për çka saktësisht Virginia vrau veten.

Pse ka rëndësi kjo? Pse Virginia është një emër i njohur, që vlerësohet si një feministe ikonë dhe një shkrimtare gjeniale, pavarësisht faktit që shumë njerëz nuk i kanë lexuar as librat e saj?

Të jemi të qartë, shkrimet e saj nuk janë të lehta për t’u kuptuar. Por, i famshmi George Beresford, fotograf, kishte bërë një fotografi të saj me fytyrë të mërzitur në korrik të vitit 1902 kur ajo ishte 20 vjeç, ku punonte postera dhe peshqirë çaji.

Ishte e lehtë që të satirizosh Virginian dhe Leonardon, që nga emrat privat të kafshëve të tyre (Ata i quanin Mandrill dhe Mongoose) deri tek ngathtësia e tyre këndore, rregullimet e tyre të pazakonta në shtëpi e deri tek dukja fizike.

Shumë imazhe kapin tiparet e gjata dhe të trishtueshme të Virginias, që saktësisht nuk janë ana e bukur e saj, transmeton GazetaExpress.  

“Një grua duhet të këtë para dhe një dhomë të saj nëse ajo dëshiron të shkruajë një roman”, është një citat që ajo e përsëriste vazhdimisht në librin e saj të vitit 1929, “A Room of One’s Own”.

Disa nga librat e saj, përfshirë “Orlando and Mrs Dalloway”, janë adaptuar për film. Ajo luhet nga Nicole Kidman, fituese e Oscarit për filmin “The Hours”. Në një moment, kur vajza e tezes së Virginias ishte duke udhëtuar për në New York me avion, një person u hodh nga karrigeje nga respekti që kishte për shkrimtaren e njohur pasi e zbuloi lidhjen që ajo ka me të.

Por, askush nuk kujtohet për ta kujtuar atë për jetën e saj, pas disa dekadave, që ajo nuk ishte e famshme. Kulti i Virginia – konferencat, këshillat për udhëtime dhe pllaka blu në sheshin Bloomsbury ku ajo kishte jetuar një kohë – u ndërtuan vetëm 20 vite pas vdekjes së saj.

Gjatë jetës së saj ajo nuk konsiderohej shkrimtare e madhe dhe gjithmonë shkrimtarët e tjerë ishin xheloz për sukseset e saj.

E rritur në Woolf, besohet se ka shumë vajza si Virginia Woolf. Por, këtu është një vajzë e re, që kishte përjetuar vdekjen tragjike të nënës së saj në moshën 13 vjeçare. Aty ishte një shkrimtare aspirante, që shkruante dhe rishkruante romanet e saj të para, që i shikonte si dështim. Aty ishte një i ri i porsamartuar ku ajo i dërgonte letra dashurie fëmijërore te Leonardi me emra privat të kafshëve.

Aty jetonte një paciente e cila përjetonte kriza nervore të vazhdueshme, dëgjonte zëra të frikshëm si e sëmurë, duke vuajtur atë që ne sot e quajmë “çrregullim mendor bipolar”.

Kishte një vëzhgues, i cili jetonte gjatë Luftës së Parë Botërore, e që pastaj e kishte përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore, e ku fliste për gratë që ishin të mençura dhe argëtoheshin sidomos kur ishin në ndonjë aheng: motra e saj e dashur, tezja e saj e dashur, që e bëri atë një figurë të lartë letrare në Boomsbury.

Ajo që vazhdon të na magjeps për Virginia Woolf janë pikërisht këto aspekte komplekse dhe kontradiktore. Bëhen pyetje pafund për skandale pas skandali: a ishte abuzuar ajo seksualisht derisa ishte fëmijë, a ishte lezbike, a kishte seks në martesën më të famshme në Bloomsbury?

Ajo mund të këtë pasur një marrëdhënie me gruan që quhet Vita Sackville-West, por ishte më e ashpra në kritika për homoseksualët që ishin në rrethin e saj intelektual. Megjithatë, dy nga shokët e saj më të ngushtë,  artisti Duncan Grant dhe shkrimtari Lytton Strachey, ishin homoseksual kurse asaj i pëlqenin diskutimet për dashurinë mes gjinisë së njëjtë dhe ishte e qartë që ajo kishte afinitete erotike për gra, transmeton GazetaExpress.

Ajo portretizohet si një vajzë kryeneçe, superiore, por në realitet ajo ishte një person që kishte pasiguri të mëdha për jetë. Më 1912 (para se ta pranonte propozimin e Leonardos për martesë), Virginia shkroi: Të jesh 29 vjeçare dhe e pamartuar – të jesh deshtake – pa fëmijëri – e çmendur gjithashtu, aspak shkrimtare”.

Ajo ishte e vetmuar por po ashtu adhuronte zhurmën sociale dhe u fut në depresion gjatë largimeve të shpeshta në Londër gjatë krizës së saj nervore.

Këto kriza nervore nuk ishin befasi, një dekadë më parë jeta e saj ishte e mbushur me trauma dhe mërzi. Pas vdekjes së nënës së saj, edhe babai i vdes më 1904 duke bërë që ajo të kolapsonte për herë të dytë. Nipi i saj dhe biografi Quentin Bell kishte shkruar: Gjatë një vere të tërë ajo ishte e çmendur”. Ajo gjithashtu përjetoi vdekjen e motrës së saj Stella më 1897 dhe vëllait të saj të dashur, Thoby më 1906. Andaj nuk është çudi të keni kriza nervore në këto raste.

Kriza e tretë e Virgjinia erdhi më 1913, në moshën 31 vjeçare, që kishte më pak se një vit martesë me Leonardin. Tani, pavarësisht depresionit, halucionacionëve dhe pagjumësisë, ditarët e saj dhe letrat tregojnë që ajo megjithatë po jetonte më mirë dhe ishte në humor.

Sipas Cecil Woolf, që ishte martuar me motrën e saj dhe i cili vdiq më 2019 në moshën 92 vjeçare, e që ishte personi i vetëm që e kishte njohur Virginian dhe Leonardon, ata po jetonin ditë të mira dhe me humor edhe pse mund të kishin kaluar kohë të vështira.

Gjatë dimrave shumë të ftohtë të vitit 1917 dhe 1918, Woolfs kaluan shumë net në bodrumin e shtëpisë së tyre në Londër me “rroba, jorganë, një orë dhe një pishtar”, të ulur pranë një oxhaku me qymyr dhe dru e ky flinin në dyshek.

Gjatë bombardimeve, shërbëtoret ishin ankuar se ata nuk mund të flinin për shkak se zonja Woolf i bënte ata të qeshnin gjithë natën.

Me reputacionin e saj për skandale dhe thashetheme të ndryshme, në atë kohë kishte më shumë argëtim për Virginian dhe grupin e saj, grupin Bloomsbury, prandaj pyetja (që i atribuohet Dorothy Parker) është për atë që “pikturuan në qarqet e tyre, duke jetuar në sheshe e bodrume dhe duke dashuruar në trekëndësha”.

Grupi Bloomsbury konsiderohej me frytdhënësi për artin, letërsinë por edhe për shumë afera, me mbledhjet e tyre të së enjtes me artistë, shkrimtarë dhe filozofë. Këta shumica ishin shokë të Cambridgeit që Virginia i konsideronte vëllezër, përfshirë ekonomistin John Maynard Keynes, shkrimtarët EM Forster dhe Lytton Strachey, poetin Ruper Brooke dhe piktorët Roger Fry dhe Duncan Grant.

“Ne bënim shumë eksperimente dhe reforma…Ne shkonim për të pikturuar; për të shkruar, për të pirë kafe pas darke në vend të çajit. Gjithçka që bënim ishte e re; gjithçka çka bënim ishte ndryshe”, kishte shkruar Virginia në disa prej kujtimeve të saj.

Ata takoheshin rregullisht, në ato hapësira, ndryshe nga ditët e sotme, gjithçka shkruhej në letra pa fund me thashetheme dhe ditarë privat. Tani, pavarësisht tërë këtij guximi, Virginia nuk mund ta kishte tërë atë edukatë viktoriane. Është zbavitëse të mendosh që ajo në moshën 26 vjeçare ende “skuqej” kur pyeste për Clive Bell “që ta lente atë të shkonte në tualet të French Express”.

Sipas burrit të motrës së saj, Leonardo i kishte treguar se si njëherë ai ftoi për drekë Tom Eliotin dhe i dha atij “vetëm pak patate të skuqura dhe një gotë birrë” dhe se si Virginia e kishte dashur këtë poet të cilin e cilësonte se “kishte sy si të zhabës por që ishin të argjendtë”.

Pjesa më e mirë e këtyre gjërave janë pikërisht këto gjëra që e bën Virginian një figurë ikonike gjatë jetës së saj – kështu që jo vetëm romanet e saj por edhe ditarët dhe letrat janë të mrekullueshme për t’i lexuar, transmeton GazetaExpress.

Virginia arriti gjithçka, prej niveleve të larta letrare deri te roli i një shtëpiake, pinte çaj me Eliotin, si dhe përjetoi racionet e pakta të ushqimit gjatë luftës.

Ajo mund të ankohej në shërbëtoret e saj, apo të ulej në banjo dhe aty ta fillonte linjën e tregimit për romanin që do ta shkruante.

Për shembull, në janar të vitit 1915, ajo i shkruan prozatorit Thomas Hardy:  Kam kohë që kam dashur të ju tregoj se sa mirënjohëse jam për juve, sidomos për poemat dhe romanet që keni, por natyrisht duket një moskokëçarje në ta”. Në të njëjtën kohë ajo shkruante në shtëpi: Tubat po shpërthejnë, apo janë përmbytur; apo çatia është prishur….”.

Që nga fillimi kishe spekulime për martesën e Virginias, për të cilën motra e saj Vanessa Bell e ka karakterizuar si një martesë pa seks. Më 1967, shoku i saj Gerald Brenan kishte futur kashtë në zjarr duke shkruar: Leonardi me ka thënë që kur ata ishin në muajin e mjaltit ai ishte përpjekur të bënte dashuri me të por ajo ishte kthyer në një bishë eksitimi të dhunshëm ku ai ishte detyruar që të ndalej…”.

“Ajo jetonte afër sheshit Tavistock me burrin e saj, në një vend ku kishte shumë kaktuse të mëdhenj, më një kafshë majmun dhe një qen. Hobi i saj ishte printimi….E gjatë dhe e dobët, me flokë të thinjura, ajo pothuajse nuk fliste kurrë derisa kishte diçka të rëndësishme për ta thënë”, kishte thënë një gazetar amerikan për Virginian.

Këtu është e qartë që Virginia ishte një dështim në jetën private. “I dua të gjitha – dashuri, fëmijë, aventura, seksi, punë,,,”, i kishte thënë ajo Leonardos para se të martohej. Por pavarësisht se nuk pati kurrë fëmijë, pavarësisht se kishte një lidership të kufizuar dhe pavarësisht se shkrimet e saj u bënë më të shiturat e kohës, jeta e Viginias pa dyshim ishte e përmbushur dhe e pasur.

Karakteret e saj si Orlando janë një eksperiment i gjerë, që paraprijnë debatin tonë modern për problemet e transgjinoreve afërsisht pas një shekulli.

Ajo ishte elitiste që ecte me këmbë për tokë, për dallim nga disa të tjerë dhe ishte e përkushtuar për shokët, e largët paksa, e paqëndryeshme, kurvë në shpirt por thellësisht njerëzore.

Pyetje që sillen rreth jetës së saj – vdekja – mbeten ende një intrigë që as sot nuk ka përgjigje përderisa ajo e vra veten 80 vite më parë. /GazetaExpress/