VIP-at shqiptar që nuk njihen pas ndërhyrjeve plastke - Gazeta Express

VIP-at shqiptar që nuk njihen pas ndërhyrjeve plastke

Rozë

Gazeta Express

15/05/2020 12:13

Sot është e vështirë të gjesh një vajzë e cila del në ekran ose është super e ndjekur në rrjet e cila nuk ka kryer ndërhyrje estetike.

Disa i kanë pranuar e disa jo, disa kanë bërë ndërhyrje të vogla e disa të tjera nuk njihen fare.

Në fotogalerinë e mësiperme do të gjeni vajzat shqiptare të cilat kanë ndryshuar më shumë pas ndërhyrjeve.

1.Nora Istrefi ka pranuar që ka fryrë buzët në një intervistë. “I kam fryrë veç pak buzët”, u shpreh këngëtarja dhe duhet thënë që buzët i kanë dhënë vërtet një pamje krejt tjetër Norës.

Nora Istrefi

2.Françeska Jaçe ka bërë hundën dhe e ka pranuar vetë pak kohë më parë në emisionin e Rudinës. “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…”, tha modelja.

Françeska Jaçe

3. Lori Hoxha jo vetëm që e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, por ka dhënë edhe arsyen pse e ka pranuar, duke thënë se nuk do që vajzat e vogla të mendojnë se ajo është perfekte. Blogerja nuk e ka thënë ende se çfarë operacionesh plastike ka bërë konkretisht, por rëndësi ka që vërtet duket bukur.

Lori Hoxha

4. Me siguri e prisnit edhe Roza Latin në këtë listë. Duke qenë tip i sinqertë, Roza i ka pranuar ndërhyrjet dhe madje ka njoftuar para se t’i nënshtrohej operacionit. Moderatorja ka bërë buzët, hundën dhe gjoksin.

Roza Lati

5. Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e showbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa së fundmi këngëtarja po përflitet që ka bërë edhe gjoksin.

Era Istrefi

6. Që Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën. Gjithashtu Dafina ka bërë edhe buzët që i kanë dhënë një pamje krejt tjetër dhe më të bukur.

Dafina zeqiri

7. Aurela Hoxha është përfolur shpesh se i është nënshtruar operacioneve plastike megjithatë modelja ka pranuar që ka bërë vetëm buzët. Çfarëdo operacioni plastik të ketë bërë, Aurela duhet ta pranojmë që e ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë për mirë.

Aurela Hoxha

8. Edhe pse mosha kalon, Albërie Hadërgjonaj mbetet një nga femrat më te bukura shqiptare e kjo ka bërë që këngëtarja të përflitet shpesh se ka bërë operacione plastike. Por e ftuar tek “Xing me Ermalin” sezonin e kaluar, Albërie tha se i vetmi operacion që ka bërë është hunda dhe madje për këtë operacion është bërë pishman.

Albërie Hadërgjonaj

9.Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. “Më ka dhembur shumë shpina”, është shprehur ajo. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

Genta Ismajli