Vip-at që kanë ‘’riformuar’’ botën e modës - Gazeta Express
string(38) "vip-at-qe-kane-riformuar-boten-e-modes"

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 13:41

Vip-at që kanë ‘’riformuar’’ botën e modës

Rozë

Gazeta Express

06/01/2021 13:41

Pavarësisht se viti që lamë pas u kalua kryesisht në izolim, bota e modës ka treguar momente që nuk do të harrohen lehtë, duke nisur nga javët e modës të dixhitalizuara apo shfaqjet e modës me një audiencë streaming nga e gjithë bota.

Por një gjë që i bashkon, është përmbysja e rregullave që na kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit.

Lexo Edhe:

Sfilatat e realizuara online lindën me pandeminë dhe treguan mënyra të reja për të krijuar dhe përjetuar modën.

Stylight ka përzgjedhur personalitetet që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë “riformim”.

Që nga fillimi i karrierës së tij si solist, Harry Styles ka përdorur çdo mundësi për të sfiduar konceptin tradicional të burrërisë.

Dalja e fundit e tij që theu stereotipe ishte në kopertinën Vogue, ku u shfaq i veshur me një fustan.

Talenti i Zendaya-s si aktore shkon paralelisht me sensin e saj të stilit.

Shumë paraqitje publike janë aq të paharrueshme sa veshja e saj në tapetin e kuq të “Choice Awards” apo në “Met Gala” në 2017.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka rënë gjithmonë në sy për elegancën e saj. Thjesht mendoni për pulovrat me të cilat shfaqej gjatë pranverës apo xhaketën e fryrë tek shpatullat të Alexander McQueen.

Paloma Elsesser është një nga supermodelet më të kërkuara për momentin. Ajo e filloi karrierën e saj si një modele plus-size falë artistit të grimit Pat McGrath, i cili e përzgjodhi për lancimin e linjës së make up-it.

Që atëherë, Paloma fitoi shumë popullaritet duke ecur në pasarelat e shtëpive të modës si Fendi dhe McQueen.

Ellie Goldstein është një modele 18-vjeçare me sindromën Daën. Marka Gucci e zgjodhi atë si imazhi për fushatë dhe që prej asokohe nuk është reshtur së foluri për të. Gjithmonë e buzëqeshur, Ellie po “shkatërron” barrierat e një bote elitare duke iu hapur rrugë shumë vajzave që ëndërrojnë të bëhen modele.

Këngëtarja amerikane, Billie Eilish,  është një tjetër nga vajzat rebele që ka “vjedhur” vëmendjen këtë vit.

Ajo thotë se zgjedhja e saj për të veshur rroba të gjera erdhi për shkak të dëshirës për të fshehur trupin e saj, por gjithmonë të zbukuruar me me detaje sa të papritura aq dhe të mahnitshme.

Kur përmendet Rosalia, në mendje vijnë thonjtë e saj shumëngjyrësh dhe shumë të gjatë, veshjet monogramë nga koka te këmbët dhe flokët e gjata kafe.

Një stil i fortë dhe i mirëpërcaktuar që i bën homazhe origjinës së saj dhe shkon përtej përcaktimit të thjeshtë të një këngëtari.