VIP-at me aplikacion të tyre të ri - Gazeta Express
string(34) "vip-at-me-aplikacion-te-tyre-te-ri"

AutoTech

Gazeta Express

21/04/2021 1:34

VIP-at me aplikacion të tyre të ri

AutoTech

Gazeta Express

21/04/2021 1:34

Njohja me futbollistë të rangut të lartë, aktorë të Hollywood-it, producentë dhe yje të televizionit. Por si mund ta bëjnë këtë?

Përmes aplikacionit Raya, i lançuar në vitin 2015, ka tërhequr njerëz nga të gjitha fushat e jetës, por që kanë një gjë të përbashkët, famën.

Lexo Edhe:

Mes yjeve në këtë “Klub Online” janë Sharon Stone, Channing Tatum, David Walliams, Harry Styles, Cara Delevigne dhe Emilia Clarke.

Me një listë pritje prej 100 mijë personash dhe procedura më të rrepta, të verifikimit se çdo klub social, Raya është shërbimi më ekskluziv i hartuar ndonjëherë. Shanset për t’u pranuar janë aq të pakta sa ekspertët thonë se është më e lehtë të pranohesh në Universitetin e Oksfordit.

Aplikacioni ka disa rregulla, ku kryesori është që të mos flasësh për Raya dhe të mos bësh screenshot-e apo rrjedhje informacioni. Me eventet e anuluara përgjatë një viti pandemi, aplikacioni ka qenë një nga vendet kryesore ku të pasurit dhe të famshmit kanë ndërvepruar me njëri-tjetrin. /Klan News