Viniciusi po ia “sos durimin” Realit: Shitja e tij duket e pashmangshme - Gazeta Express
string(68) "viniciusi-po-ia-sos-durimin-realit-shitja-e-tij-duket-e-pashmangshme"

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 16:40

Viniciusi po ia “sos durimin” Realit: Shitja e tij duket e pashmangshme

Sport

Gazeta Express

28/07/2025 16:40

Rinovimi i Vinicius Jr. është kthyer në një çështje delikate brenda Real Madridit.

Edhe pse anësori brazilian ka kontratë deri në qershor 2027, kërkesat e tij për ta zgjatur ose përmirësuar atë po krijojnë një atmosferë gjithnjë e më të tensionuar në zyrat e “Santiago Bernabéu”.

Lojtari beson se statusi i tij në klub duhet të reflektohet në pagën që merr dhe synon të arrijë nivelin financiar të Kylian Mbappé, superyllit të ekipit.

Aktualisht, Vinicius fiton rreth 15 milionë euro neto në sezon, por dëshira e tij është t’i afrohet shumës prej 23 milionësh që sulmuesi francez po përfiton, duke përfshirë pagën dhe bonuset.

Sipas “Mundo Deportivo”, kjo kërkesë ka shkaktuar pakënaqësi në nivelet e larta të klubit, veçanërisht për shkak të paraqitjeve të brazilianit sezonin e fundit, ku prodhimi i tij në gola ra ndjeshëm: 22 gola në 58 ndeshje, shifra që kontrastojnë me 44 golat e Mbappé, i cili ka qenë vendimtar në të gjitha garat.

Përballë kësaj situate, klubi nuk e fsheh se ka filluar të mendojë për një largim të mundshëm të Vinicius nëse paraqitet një ofertë bindëse, megjithëse larg shumës prej një miliard eurosh që ka si klauzolë lirimi.

Marrëdhënia mes lojtarit dhe drejtuesve është tensionuar dhe, sipas raportimeve, ka shqetësime mbi drejtimin që mund të marrin negociatat.

Javët në vijim pritet të jenë vendimtare. Real Madrid nuk është i gatshëm të prishë strukturën e pagave për një lojtar që ka pasur paraqitje të diskutueshme kohët e fundit, dhe nëse Vinicius vendos të shtyjë përtej një kufiri të caktuar, nuk përjashtohet mundësia që klubi të hapë derën për një transferim që deri para pak muajsh dukej i pamendueshëm./GazetaExpress/