Vinicius shihet në Paris me Kim Kardashianin - Gazeta Express
string(44) "vinicius-shihet-ne-paris-me-kim-kardashianin"

Futboll

Gazeta Express

04/02/2026 12:21

Vinicius shihet në Paris me Kim Kardashianin

Futboll

Gazeta Express

04/02/2026 12:21

Lojtarët e Real Madridit e kanë marrë një ditë pushim nga trajneri Alvaro Arbeloa pas fitores 2-1 ndaj Rayo Vallecanos, dhe Vinicius Jr. e ka shfrytëzuar këtë kohë për të udhëtuar drejt Parisit.

Në kryeqytetin francez, ylli brazilian mori pjesë në eventin “NikeSKIMS”, një ngjarje promovuese që e shfaq bashkëpunimin midis Nike dhe markës së Kim Kardashian, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Vini është njëri prej sportistëve ikonë të markës Nike, prandaj u ftua të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Gjatë eventit, Vinicius dhe Kim Kardashian pozuan për foto së bashku dhe u panë duke biseduar, duke e tërhequr vëmendjen e medias dhe të ndjekësve të tyre.

Braziliani gjithashtu ka shfaqur aktivitet në ekranet reklamuese të NFL-së dhe po përgatitet për t’u rikthyer në Santiago Bernabéu për ta dhënë kontributin e tij tek Real Madridi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement