Vinicius Junior e shënoi mbrëmë njërin prej golave më të bukur të sezonit.
Ylli brazilian kontribuoi me gol në fitoren 4:1 ndaj Levantes në udhëtim.
E goli i tij ishte kryevepër dhe të gjithëve ua kujtoi Luka Modricin, shkruan “Gazeta Express”.
“Modric më ka mësuar ta bëj këtë. Ishte një goditje e mirë me të jashtmen, shpresoj të vazhdoj kështu.”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian.
Esse ângulo do GOLAÇO do Vinicius Júnior, PQP..
— DataFut (@DataFutebol) September 23, 2025
pic.twitter.com/KeRJgDmR26
“Mendoj se është një nga golat më të bukur që i kam shënuar ndonjëherë në atë mënyrë. E bëmë një presion të mirë, e mbajtëm topin mirë dhe kështu do të fitojmë shumë ndeshje”, shtoi ai.
Përpos golit, Vinicius asistoi edhe në golin e dytë, duke e rikthyer kështu formën optimale. /Gazeta Express