Në një deklaratë plot emocion dhe përkushtim, ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr, ka rikonfirmuar lidhjen e tij të fortë me klubin “mbretëror”.
Pasi ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të skuadrës dhe një figurë qendrore në ofensivë, Vini nuk nguron të shprehë dashurinë për fanellën që mban.
“E dua vërtet Real Madridin… dhe unë me të vërtetë i detyrohem gjithçka këtij klubi,” u shpreh 23-vjeçari. “Presioni dhe kritika nuk janë problem. Jam shumë i lumtur me këtë klub, trajnerin e ri Xabi dhe këta lojtarë.”
Fjalët e tij vijnë në një moment të rëndësishëm për klubin, me epokën e re që nis nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Vinicius ka qenë njëri ndër liderët e rinj të Real Madridit, duke treguar vazhdimisht pjekuri dhe pasion, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.