string(93) "villat-e-kunderligjshme-ne-brezovice-prokurori-do-te-sekuestrohen-pavaresisht-se-te-kujt-jane"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2021 17:49

Villat e kundërligjshme në Brezovicë, prokurori: Do të sekuestrohen pavarësisht se të kujt janë

Lajme

Gazeta Express

21/12/2021 17:49

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se të gjitha villat e ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë do të sekuestrohen, pavarësisht se të kujt janë.

“Gjitha villat dhe objektet që janë ndërtu pa leje do të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i tyre, vetëm duhet të vërtetohet se janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme, pavarësisht se të kujt janë ato villa”, tha Jashari para mediave, transmeton Express.

Ndërsa, prokurori i rastit Rasim Maloku tha se ka dyshime se ish-kryetari i Shtërpcës ka përfituar mbi 1 milion euro.

“Dyshimet konsistojnë në vlera që kalojnë vlerat milionëshe…Ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet se ka marrë mbi 1 milionë euro, disa villa që janë përfitu si dhurata, vetura që janë dhënë si dhurata për lëshimin e lejeve”, tha ai, transmeton Express.

“Dyshohet se ka villa pa leje, por shumica e villave janë ndërtu në mënyrë të kundërligjshme”, u shpreh ai tutje.

“Disa zyrtarë kanë marrë dhurata/ para, për të ushtruar ndikim te zyrtarët për të lëshuar leje për villa”, përfundoi ai.

Gjithashtu prokurori Maloku paralajmëroi se ky aksion nuk do të jetë i fundit.