Sonte në Pressing diskutohet për fushatën e deritanishme të partive nëpër komuna dhe formën se si u paraqiten kandidatët në 10 ditëshin e parë. Në studio janë Ilir Mirena, Parim Olluri, Viktor Buzhala, Nexhmedin Spahiu e Dibran Hoxha.
Buzhala ka lavdëruar kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, për të cilin tha se është një shans i mirë për këtë komunë.
“Besoj që e ka qu bujqësinë përpara, ka besimin e mijëra bujqve që janë të kënaqur me ato subvencione, mendoj që ka shkëlqy në situatën e parë që i është dhënë.
Mitrovica sot është qyteti më i varfër, nuk mund ta fajësoj komunën, pasi aty është gjiganti i vdekur Trepqa. Pritjet e mija ka qenë që Bedri Hamza ka me qu përpara, nuk e di pse nuk mujti me shpërfaq potencialin e tij. Fatoni është shans i mirë për Mitrovicën”, tha Buzhala.
Por, kjo u kundërshtua nga Mirena, e cili tha se premtimet në këtë komunë janë të përmbushura prej Bedri Hamzës, ku tregoi se sa i ka përfunduar dhe sa kanë mbetur në përfundim e sipër.
“123 premtime i paska pas, 72 të përfunduara, 14 gjysmë të përmbushura, 14 të filluara, 23 nuk kanë filluar. Sipas institutit GAP”, tha Mirena.