“Viktimat shpesh harrohen”, Dua Lipa kritikon mënyrën se si u raportua për dosjet Epstein - Gazeta Express
string(86) "viktimat-shpesh-harrohen-dua-lipa-kritikon-menyren-se-si-u-raportua-per-dosjet-epstein"

Rozë

Gazeta Express

18/03/2026 10:08

“Viktimat shpesh harrohen”, Dua Lipa kritikon mënyrën se si u raportua për dosjet Epstein

Rozë

Gazeta Express

18/03/2026 10:08

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka kritikuar diskursin rreth dosjeve të Epstein, duke thënë se gjuha e përdorur e zhvendos fokusin larg viktimave.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa tha se sheh si mungesë konsiderate për viktimat e përmendura në dosjet e Epstein, shumë prej të cilëve ishin të mitur.

Në episodin e fundit të podkastit të saj të klubit të librit Service 95, Lipa ngriti temën e shkelësit të dënuar seksual Jeffrey Epstein ndërsa fliste me të ftuarën e saj, autoren Roxane Gay.

Ajo tha: “Mënyra se si janë raportuar krimet dhe gjuha që është përdorur, u ka bërë një shërbim të keq të gjitha viktimave.”

“Vazhdoj të mendoj për të gjitha historitë që flasin për vajzat e mitura dhe festat seksuale, në vend që të shkruaj për viktimat që ishin fëmijë të trafikuar. Është sikur gjithçka të mbulohet me një lloj veli për të mbrojtur – nuk e di kë, ndoshta lexuesin – ose të përpiqesh të maskosh atë që po ndodh”, tha Lipa, transmeton Klankosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement