VIKTIMAT E KOMUNIZMIT E TË NAZIZMIT DUHET TË PËRKUJTOHEN, PA DALLIM - Gazeta Express
string(66) "viktimat-e-komunizmit-e-te-nazizmit-duhet-te-perkujtohen-pa-dallim"

Gazeta Express

23/08/2020 14:47

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT E TË NAZIZMIT DUHET TË PËRKUJTOHEN, PA DALLIM

Gazeta Express

23/08/2020 14:47

Komunizmi e nazizmi (duke përfshirë fashizmin) janë ideologji që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra milionë njerëzve në Evropë. Është koha që të përkujtohen viktimat e tyre, pa dallim.

Shkruan: Muhamet Hamiti

Lexo Edhe:

Më 2008, Parlamenti Evropian ka shpallur 23 gushtin Ditë të Përkujtimit të viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit (Day of Remembrance for Victims of Stalinism and Nazism) për të ruajtur kujtimin e viktimave të deportimeve masive dhe të shfarosjeve si dhe për ta rrënjosur demokracinë e për ta forcuar paqen dhe stabilitetin në Evropë.

Kjo ditë, që lidhet me 23 gushtin e vitit 1939, kur nënshkruan pakt Bashkimi Sovjetik komunist i Stalinit dhe Gjermania Naziste e Hitlerit, dy regjimet përgjegjëse për numrin më të madh të krimeve në shekullin XX, quhet shkurt edhe Dita e Përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare.

Shqiptarët në Shqipëri e  në Kosovë, po edhe në viset e veta përreth, kanë përjetuar tmerret e regjimeve totalitare, në Shqipëri në variantin më të egër stalinist; në Kosovë si gërshetim komunist-serb.

Shqiptarët do të duhej të shënonin institucionalisht këtë ditë të përkujtimit. Elitat shoqërore e intelektuale të shqiptarëve duhet ta bëjnë patjetër. Huqjet e tyre në këtë pikë janë të pafalshme.

Krimet komuniste i ka dënuar më fuqishëm për dekada elita intelektuale shqiptare në diasporë, në kohën kur në Kosovë e në Shqipëri kishim regjime komuniste në pushtet.

30 vjet prej rënies së komunizmit si sistem në Evropën Lindore, trashëgimia e tij në vendet shqiptare është ende e fuqishme, për fat të keq.

Me lehtësi kriminale damkosen ende kundërshtarët e sistemit komunist në Shqipëri. Le të kihen parasysh fushatat për baltosjen e shkrimtarëve jokomunistë dhe antikomunistë shqiptarë.

Shkrimtarët shqiptarë të kampit komunist, përkrahës të regjimit të Enver Hoxhës, apo edhe të Titos, nuk i trazon kush.

Komunizmi e nazizmi (duke përfshirë fashizmin) janë ideologji që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra milionë njerëzve në Evropë.

Është koha që të përkujtohen viktimat e tyre, pa dallim.