Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Valdet Hoxha, ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës ka komentuar lidhur me ngjarjen në Lipjan, ku në rrethana të dyshimta ka humbur jetën një 27 vjeçar.
Ai tha se pret hetim gjithëpërfshirës, sepse është sipas tij, ky është rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe Akademinë Policore të trajnimeve në Vushtrri.
“Jo vetëm si profesionist por edhe si qytetar një rast i tillë është i papranueshëm, sepse është krijuar perceptimi që një qytetar ka vdekur në duart e policisë. Natyrshëm që nuk duhet të ngutemi në epilog dhe në vlerësimin përfundimtar, duhet të kemi parasysh prezumimin e pafajësisë. Dhe vetëm raportet profesionale mjekësore do ta japin verdiktin final të mënyrës dhe shkakut të vdekjes”, tha Hoxha.
Hoxha tha se për të është shqetësuese raporti i mjekut, “i cili sipas tij ka konstatuar se në momentin që kanë konstatuar vdekjen e tij, qytetari ka pasur pranga në duar”.
Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës konfirmoi arrestimin e pesë zyrtarëve policor lidhur me rastin në fjalë.
“Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” njoftoi IPK.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...