Viktima e dytë nga zjarret, humb jetën një burrë në Kriva Pallankë - Gazeta Express
string(65) "viktima-e-dyte-nga-zjarret-humb-jeten-nje-burre-ne-kriva-pallanke"

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2025 20:10

Viktima e dytë nga zjarret, humb jetën një burrë në Kriva Pallankë

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2025 20:10

Është shënuar viktima e dytë nga zjarret. Një person ka humbur jetën pranë një vatre zjarri afër fshatit Lozanovë, në komunën e Kriva Pallankës.

Trupi i pajetë u gjet sot nga zyrtarë policorë të SPB Kriva Pallankë, ndërsa në vendngjarje po kryhet hetim nga prokurori publik për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.