Viktima e dhunës në familje rrëfen në “Kosova Live” ankthin që përjeton ndërsa dhunuesi është i lirë - Gazeta Express
string(98) "viktima-e-dhunes-ne-familje-rrefen-ne-kosova-live-ankthin-qe-perjeton-ndersa-dhunuesi-eshte-i-lire"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 16:50

Viktima e dhunës në familje rrëfen në “Kosova Live” ankthin që përjeton ndërsa dhunuesi është i lirë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 16:50

Arjeta Gashi, drejtoreshë e organizatës “Prindër të Ndarë” në Prishtinë dhe njëherësh viktimë e dhunës në familje, ka rrëfyer sot në emisionin Kosova Live në T7 një histori personale, të dhimbshme për ato që i ka përjetuar e vazhdon ti përjetoj.

Ajo tregoi se, edhe pse ka vite që është larguar nga marrëdhënia abuzive, frika nuk e ka lëshuar asnjë ditë, sidomos për faktin që dhunuesi i saj vazhdon të jetë i lirë.

Gashi tha se ëndrra e saj më e madhe është të jetojë si çdo grua tjetër të ndihet e lirë, pa pasur nevojë të frikësohet se kush po e pëndjek vazhdimisht.

“Dua me jetu e lirë, pa frikë. Me dal n’ora 2–3 t’natës, si çdo njeri normal… mos te shoh te dritarja tu u sill aty. Dua denimet me qenë më të ashpra!” u shpreh Arjeta me emocion.

Ajo tregoi se vazhdon të ketë ankth sa herë del me djalin e saj, me ndjenjën se diçka e keqe mund të ndodhë. 

Kjo, sipas saj, e bën çdo ditë një luftë psikologjike, të cilën e përjeton jo vetëm si grua, por edhe si nënë e një fëmije .

Rrëfimi i Arjetës në Kosova Live u dha zë mijëra grave që jetojnë me të njëjtën frikë.

 Intervista e plotë ndodhet në videon më poshtë: