Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta.
Ditën e sotme, 13 gusht, sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Metereologjik ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale do të regjistrohen në Shkodër, 42 gradë, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier e Gjirokastër përkatësisht 41 gradë Celsius. Ndërsa temperaturat e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të vijojnë të jenë në vlerat 20 gradë në zonat malore dhe 25-26 gradë në zonat e ulëta dhe në breegdet.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat
luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.