Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri, flakët po i afrohen Parkut të Llogarasë në Shqipëri - Gazeta Express
string(90) "vijon-te-jete-aktiv-prej-ditesh-zjarri-flaket-po-i-afrohen-parkut-te-llogarase-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:15

Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri, flakët po i afrohen Parkut të Llogarasë në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:15

Prej 5 ditësh zjarri pranë Parkut të Llogarasë vijon të jetë aktiv.

Flakët po përhapen ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga terreni.

Afro 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat të Vlorës.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogaranë, ku ndërkohë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.