I gjithë qarku i Tiranës nisi sot sërish procesin e rinumërimit të votave për 1282 kuti. Sipas të dhënave të pasqyruara në KQZ, nga rinumërimi i 13 kutive të para, deri në orën 13:00 rezulton se Partia Demokratike rritet me 4 vota, ndërsa Partia Socialiste +17 vota.
Një votë deri më tani i është shtuar Partisë Mundësia të Agron Shehajt, e cila është më pranë rrezikut, ndërsa Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës i shtohen gjithashtu 3, ndërsa 1 votë i numërohet plus PSD.
Prej orës 09:20 minuta të kësaj të mërkure ka rinisur numërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, referuar subjektit dhe kandidatëve në garë.
Rinumërimi i 1282 kutive të votimit, përjashtuar diasporën, Vorën dhe njësinë nr.10 në kryeqytet për shkak të votmit dhe numërimit elektronik po zhvillohet në 24 grupe numërimi te Pallati i Sportit Fahrie Hoti në kryeqytet.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e palëve ankimuese, të Belind Këlliçi nga PD-ASHM, Agron Shehaj nga Partia Mundësia, ndërsa Partia Socialiste preferoi ta ndiqte procesin nëpërmjet transmetimit live dhe jo fizikisht.
Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të diasporës.
Vendimi për të të kthyer në analizë 4 qarqe u mor nga dy anëtarë të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pas pretendimeve të PD për parregullsi të procesit zgjedhor të 11 Majit.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...