Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, hapen 609 kuti - Gazeta Express
string(61) "vijon-rinumerimi-i-votave-per-qarkun-e-tiranes-hapen-609-kuti"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 10:45

Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, hapen 609 kuti

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 10:45

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” po vijon procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës. Deri në orën 10:18 të mëngjesit të sotëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin në 609 nga gjithsej 1282 qendra votimi.

Të dhënat e publikuara tregojnë lëvizje të lehta në numrin e votave për disa prej subjekteve kryesore:

Koalicioni PD-ASHM ka fituar 312 vota shtesë, të cilat i janë zbritur nga rezultati përfundimtar.

-Partia Socialiste ka përfituar 223 vota shtesë.

-Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 33 vota më shumë.

-Partia Socialdemokrate ka fituar 25 vota shtesë.

Ndërkohë, disa koalicione kanë pësuar humbje:

-Koalicioni Euroatlantik ka humbur 20 vota.

-Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka humbur 7 vota.

Procesi i rinumërimit vijon dhe përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë. KQZ pritet të japë përditësime të tjera gjatë ditëve në vijim.