Rama: Vijon puna për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zaptuara - Gazeta Express
string(70) "vijon-puna-per-lirimin-e-trotuareve-dhe-hapesirave-publike-te-zaptuara"

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 16:01

Rama: Vijon puna për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të zaptuara

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 16:01

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin, ndërkohë që deri tani nga vetë qytetarët janë raportuar 15 239 raste në portalin “Hapësira ime publike”.

Këto ndërhyrje i paraprijnë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga këto ndërhyrje në kryeqytet, ku po vijon puna për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara.