Vijon aksioni për lirimin e trotuareve, Rama ndan videon - Gazeta Express
string(55) "vijon-aksioni-per-lirimin-e-trotuareve-rama-ndan-videon"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 16:29

Vijon aksioni për lirimin e trotuareve, Rama ndan videon

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 16:29

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërhyn ndaj bizneseve që kanë zaptuar trotuaret me tavolina, karrige dhe struktura të tjera të paligjshme.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura? Vazhdojmë…”, shkruan Rama me ironi në rrjetet sociale.Ky aksion është pjesë e projektit “Rilindja Urbane 2.0”, që synon të rikthejë hapësirat publike për qytetarët dhe të vendosë rregull në përdorimin e pronës publike në të gjithë vendin.