Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, ka publikuar një tjetër video nga lirimi i hapësirave të zëna nga një biznes.
Kryeministri ka bërë një thirrje edhe për kundërshtuesit e këtij aksioni.
“Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, ka shkruar Kryeministri.