string(95) "vihet-gurthemeli-per-ndertimin-e-ambulantes-se-mjekesise-familjare-ne-fshatin-uglar-te-gjilanit"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2024 10:59

Vihet gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar të Gjilanit

Lajme

Gazeta Express

06/11/2024 10:59

Komuna e Gjilanit njofton se është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar.

Sipas njoftimit, thekson se kjo ambulant përpos që do të ofroj shërbime cilësore për banorët e këtij lokaliteti, do të ketë edhe infrastrukturë moderne.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndërtimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Uglar po bëhet me qëllim për t’i përmbushur nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me shërbime mjekësore.

“Së bashku me deputetë, asamblistë dhe drejtorë, vumë gurthemelin e AMF-së në Uglar”, tha Hyseni.

Sipas tij infrastruktura e re dhe moderne, me një hapësirë prej 180 metrash katrorë dhe një vlerë prej rreth 130,000 euro, do të ofrojë shërbime cilësore dhe lehtësisht të qasshme për banorët.

“Java e shëndetësisë, sapo ka filluar, na presin edhe shumë lajme të reja deri të premten”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit. Alban Hyseni.

Ndryshe, në këtë ngjarje ishin edhe disa nga deputetët nga Kuvendit të Kosovës nga Gjilani, ata nga KK Gjilan, drejtorë, zyrtarë të tjerë komunalë e shëndetësorë dhe përfaqësuesit e fshatit.