Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut - Gazeta Express
string(103) "vidhte-kuleta-ne-kamione-te-parkuar-hetuesit-e-lipjanit-e-arrestojne-69-vjecarin-nga-maqedonia-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 23:20

Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Lajme

Gazeta Express

20/01/2026 23:20

Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit,  është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025, njofton policia.

Sipas policisë, prej automjeteve (kamionë të parkuar), nga  personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me  shuma të ndyshme të parave.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë  arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat  (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore, konfirmon policia.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement