Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog - Gazeta Express
string(47) "vidhet-xhamia-e-3-te-brenda-dy-javesh-ne-pollog"

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2026 16:51

Vidhet xhamia e 3-të brenda dy javësh në Pollog

Maqedoni

Gazeta Express

27/03/2026 16:51

Brenda dhjetë ditëve të fundit, rajoni i Pollogut është bërë shënjestër e hajdutëve që po vjedhin arkat e xhamive. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku keqbërësit kanë hyrë me forcë mes mesditës dhe orës 15:00.

​Sipas policisë, autorët kanë thyer arkën e kontributeve vullnetare dhe kanë marrë paratë. Ky është rasti i tretë pas vjedhjeve në fshatrat Merditë të Gostivarit dhe Vrapçisht, ku në këtë të fundit u kap një 65-vjeçar. SPB Tetovë po punon për zbardhjen e këtyre krimeve që kanë shqetësuar besimtarët pak ditë para festës së Bajramit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement