Instalacioni “Antihomazh” i artistit Ardian Isufi realizuar në Muzeun Historik Kombëtar 10 vite më parë vendosi përballë maskës së vdekjes të Enver Hoxhës, artistë dhe qytetarë që janë rebeluar kundër regjimit.
Përmes kësaj videoje risjellim të dokumentuara ndjesi të ndryshme, nga hutimi e tronditja, te reflektimi i thellë personal. Çdo vizitor kalon nëpër një tunel izolimi dhe përballet simbolikisht me diktatorin, në një kontakt të heshtur por emocionalisht të ngarkuar me kujtesë historike.
Instalacioni, me në qendër maskën origjinale të vdekjes së Enver Hoxhës, një artefakt i nxjerrë nga arkiva e Muzeut Historik Kombëtar, nuk kishte synim të mbyllë plagët e së kaluarës, por të nxisë një proces të ri përballjeje me të, përmes gjuhës së artit pamor.