Videoja virale dhe teoritë për “inskenimin” e Artemis II - Gazeta Express
string(54) "videoja-virale-dhe-teorite-per-inskenimin-e-artemis-ii"

Mistere

Gazeta Express

06/04/2026 21:49

Videoja virale dhe teoritë për “inskenimin” e Artemis II

Mistere

Gazeta Express

06/04/2026 21:49

Një video e NASA ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale, pasi disa përdorues pretenduan se ajo “provon” se misioni Artemis II është i inskenuar.

Gjatë një interviste live për CNN, ekuipazhi foli për udhëtimin drejt Hënës, ndërsa një lodër e vogël e quajtur “Rise” lundronte në kapsulë për të demonstruar mungesën e gravitetit.

Megjithatë, një klip i regjistruar nga ekrani i televizorit me telefon tregonte disa shtrembërime vizuale – fragmente shkronjash që dukeshin sikur shfaqeshin mbi lodrën. Kjo mjaftoi që disa përdorues ta interpretonin si “provë” të manipulimit digjital.

Në realitet, fenomeni ka një shpjegim teknik. Videoja nuk është e manipuluar, por është regjistruar nga një ekran televiziv ku ishin aktive grafikat e transmetimit (si titrat dhe emrat e të ftuarve). Këto elemente zakonisht shtohen në kohë reale përmes efektit të njohur si “green screen” (chromakey).

Kur një video regjistrohet nga një ekran – dhe jo merret direkt nga burimi origjinal – kamera e telefonit kap imazhin dhe grafikat me ritme të ndryshme rifreskimi. Ky mospërputhje krijon iluzionin që fragmente teksti “ngjiten” mbi objekte në lëvizje, si lodra në këtë rast.

Pamjet origjinale nga NASA dhe CNN tregojnë qartë se lodra lëviz normalisht, pa asnjë shtrembërim apo shkronja të çuditshme.

z

Ndërkohë, misioni Artemis II vazhdon sipas planit. Ekuipazhi, ku përfshihen astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen, ndodhet në fazën përfundimtare të afrimit me Hënën.

Misioni pritet të thyejë rekordin e vendosur nga Apollo 13 për distancën më të madhe të përshkuar ndonjëherë nga njerëzit në hapësirë.

Një nga momentet më të tensionuara do të jetë ndërprerja e komunikimit për rreth 40 minuta, kur kapsula Orion kalon pas Hënës dhe sinjalet radio bllokohen.

Gjatë kësaj kohe, astronautët nuk do të kenë mundësi të komunikojnë me Tokën. Pas rikthimit të sinjalit, ekuipazhi do të vazhdojë vëzhgimet dhe do të dërgojë të dhëna dhe imazhe.

Pavarësisht teorive që qarkullojnë online, deri tani nuk ka asnjë provë që vë në dyshim autenticitetin e misionit – ndërsa shpjegimet teknike tregojnë se videoja virale është thjesht një keqinterpretim vizual. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement