string(100) "videoja-kinse-gazetari-lirim-mehmetaj-shane-perkrahesit-e-vv-se-agk-me-shqetesim-montim-i-rrezikshem"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:52

Videoja kinse gazetari Lirim Mehmetaj shan përkrahësit e VV-së, AGK me shqetësim: Montim i rrezikshëm

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:52

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me montimin e një videoje që është bërë dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale, e ku pretendohet se gazetari Lirim Mehmetaj ka sharë përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deklarata që dëgjohet në atë video është nga një emision në RTV Dukagjini, e ku gazetari Mehmetaj citon një person të tretë për postimin fyes që i njëjti kishte shkruar në ‘facebook’.

AGK e konsideron një montazh të tillë të rrezikshme dhe konsideron se një propagandë e tillë vë në rrezik sigurinë fizike të gazetarit Mehmetaj.

“Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike dhe qeverinë e zotit Kurti, duke nxitur mijëra komente negative”, shkruan AGK në reagim.