Videoja e Kejsi Tolës për mjekët dhe solidaritetin, gjëja më e bukur që do shikoni - Gazeta Express
string(81) "videoja-e-kejsi-toles-per-mjeket-dhe-solidaritetin-gjeja-me-e-bukur-qe-do-shikoni"

Gazeta Express

28/03/2020 15:38

Videoja e Kejsi Tolës për mjekët dhe solidaritetin, gjëja më e bukur që do shikoni

Gazeta Express

28/03/2020 15:38

Mëngjesin e sotëm, mes videove pafund që pamë në Instagram, na tërhoqi shumë videoja e Kejsi Tolës. Një video që në më pak se katër minuta përmblidhte momente emocionuese dhe shpresëdhënëse për periudhën që po jetojmë. Me në sfond këngën e Kejsit, “Më ke mua”, videoja përfshin momente prekëse, si duartrokitjet e qytetarëve për mjekët; foto e video të mjekëve dhe infermierëve të vendosur në këtë luftë; nisma për të dhuruar art nga shtëpia dhe mesazhe sensibilizuese nga figura të njohura të ekranit shqiptar.

“Faleminderit të gjithë atyre, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre që bota të mos ndalojë. Ne jemi bashkë në të gjithë këtë. Të kujdesesh për veten do të thotë të kujdesesh për të tjerët. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe dhuroni dashuri,” -ka shkruar Kejsi përkrah videos me hashtagun #rrinështëpi.

Lexo Edhe:

Videon e gjeni më poshtë, por më parë merrni një shami, sepse mund t’ju rrëshkasë ndonjë lot.