Një 42-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën për shkak se banesa e tij është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Viktima N. Xh., bëhet me dije se jetonte i vetëm .
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.