string(52) "video-zbardhet-nga-debora-shtegu-i-ngjyrave-ne-kukes"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2023 13:19

VIDEO/ Zbardhet nga dëbora “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2023 13:19

“Shtegu i Ngjyrave” një destinacion turistik më i vizituari që ndodhet në kalimin Shishtavec-Çajë, në Kukës është zbardhur nga dëbora.

Me rënien e temperaturave ditëve të fundit ky shteg është mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje mbresëlënëse për adhuruesit pas ngjitjeve në mal.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, ku shihet një tufë kuajsh që ecën në malet e mbuluara nga dëbora.

“Zbardhet nga dëbora “Shtegu i Ngjyrave””, shkruan Rama.