Video/ "Të pres fytin”, degjeneron sherri mes deputetëve demokratë në Shqipëri: Servil, mashtrues - Gazeta Express
string(91) "video-te-pres-fytin-degjeneron-sherri-mes-deputeteve-demokrate-ne-shqiperi-servil-mashtrues"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2023 14:25

Video/ “Të pres fytin”, degjeneron sherri mes deputetëve demokratë në Shqipëri: Servil, mashtrues

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2023 14:25

Bllokimi i Komisioneve Parlamentare nuk ka kaluar pa përplasje as mes vetë demokratëve. Deputeti Dash Sula ka debatuar me kolegun demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili radhitet mes mbështetësve të Lulzim Bashës.

Mes tyre nuk kanë munguar as fyerjet, ndërsa punonjës të Gardës kanë ndërhyrë në mënyrë që situata të mos agravonte edhe në konfrontim fizik.

Deputetët demokratë kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, mbledhje e cila pritet të zhvillohet virtualisht.

Pjesë nga biseda:

Dash Sula: O udhëheqës i madh!

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je

Dash Sula: Të pres fytin. ( Godet lehte me dosje Collakun)

Çollaku: Do te bej kallezim penal, servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde

Çollaku: Je servil, bën si opozitar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka raguar pas përplasjes fizike që pati me deputetin Sula. Ai e cilësoi përplasjen si një incident të turpshëm duke deklaruar se ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit.

“As në ’97-ën e tmerrshme kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë. U ballafaqova me një ngjarje e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i PD, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën, ka një aleancë për të heshtur siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës. Shqetësimi im është sesi mund të degradojë deri në këtë nivel jeta parlamentare. Kushdo duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë pasojë e së cilës rashë viktimë unë”- u shpreh mes të tjerash Çollaku.

https://fb.watch/odW5FyIwUU/?mibextid=Nif5oz