Video shantazhuese për ambasadorin e BE dhe zv.ministren? Reagon presidenti Meta - Gazeta Express
string(79) "video-shantazhuese-per-ambasadorin-e-be-dhe-zv-ministren-reagon-presidenti-meta"

Gazeta Express

14/02/2020 13:14

Video shantazhuese për ambasadorin e BE dhe zv.ministren? Reagon presidenti Meta

Gazeta Express

14/02/2020 13:14

Prej kohësh në media qarkullonin lajme për ekzistencën e një videoje komprometuese, ku protagonist thuhej se ishte ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Këtë të premte, presidenti Ilir Meta me anë të zëdhënësit të tij thotë se kreu i shtetit sot e ka marrë vesh si lajm, ndërsa e dënon me ashpërsi.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”, theksohet në mesazhin e shpërndarë nga Tedi Blushi.

Lexo Edhe:

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë. Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqëndrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi. Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë”, theksohet më tej ne deklaratë.

Për këtë video të përfolur, në media të ndryshme kanë reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe zëvendës ministrja.  Ambasadori Soreca është shprehur se lajmet janë të rreme ndërsa zbuloi edhe arsyen pse nuk reagoi publikisht. “Sepse nuk doja që ti jepja rëndësi lajmeve të rreme.

Lajmet e rreme janë të këqija, shpifja është e keqe. Kush janë ata që shpërndajnë lajme të këqija pas disa kohësh kjo sjellje e keqe u shkon kundër,”-tha ai i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel. Ndërkohë dy ditë më parë ka reaguar edhe zv.ministrja Kuko e cila i quajti pretendimet goditje nën brez.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko në Vizion Plus.