Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore njofton se me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit qytetar për krimet mjedisore, mënyrat e shfaqjes së tyre, rreziqet që paraqesin për shëndetin dhe mjedisin, “lanson videospot sensibilizues lidhur me krimet mjedisore si dhe iu bën thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste tek autoritetet kompetente”.
“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia do të jetë e përkushtuar në ngritjen e nivelit të luftimit të këtyre veprave penale, në fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve ekzistuese, duke pasur parasysh se krimet mjedisore ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen e shëndetit tonë dhe të gjeneratave që vijnë’, thuhet në njoftimin e policisë.
Video: