VIDEO/ Rama mbërrin në samitin e NATO-s - Gazeta Express
string(38) "video-rama-mberrin-ne-samitin-e-nato-s"

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2022 9:55

VIDEO/ Rama mbërrin në samitin e NATO-s

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2022 9:55

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet ku do të zhvillohet samiti i NATO-s.

Në pamjet e publikuara nga kryeministri, Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Samiti do të zhvillojë punime edhe të enjten.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse, njofton Kryeministria.

Samitin do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Pas përfundimit të seancës plenare, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në Samit do të vizitojnë  ekspozitën e teknologjisë së NATO-s.

Samiti i NATO-s do të vijojë punimet të enjten, në ditën e dytë të tij, ku Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë, së bashku me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në këtë seancë, Samitit do t’i drejtohet edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Gerald Connolly.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson.

/Express