Videoja ku efektivët e policisë po fusin me dhunë një të ri në makinë është rregjstruar në Fier nga banorët. Siç shihet edhe në pamjet, i riu është në rrugë, pa maskë që tashmë është e detyrueshme dhe mund të gjobitesh nëse del pa të.
I pikasur nga policët, ai është ndaluar dhe mesa duket biseda mes të riut dhe efektivëve ka dalë jashtë normave, duke bërë që policia ta shoqërojë me dhunë. Katër efektivë e rrethojnë të riun, i kapin krahët dhe e fusin me forcë në makinën e patrullës së policisë.