VIDEO/ Ngjela-gazetares: Flet si fshatare! Ajo mbyll biseden, avokati: E kisha me Saliun - Gazeta Express
string(83) "video-ngjela-gazetares-flet-si-fshatare-ajo-mbyll-biseden-avokati-e-kisha-me-saliun"

VIDEO/ Ngjela-gazetares: Flet si fshatare! Ajo mbyll biseden, avokati: E kisha me Saliun

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 14:00

Avokati Spartak Ngjela shpesh herë është në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve të tij “pikante.”

Së fundmi ai ka pasur një debat me gazetaren Sidorela Gjoni.

Lexo Edhe:

Gazetarja ka kërkuar që të ndërpresë emisionin, pasi Ngjela i tha gazetares se iu drejtua me logjikë fshatari.

Më pas, pasi Gjoni kërkoi të ndërpriste emisionin, Ngjela tha se e kishte për Saliun, duke iu referuar Berishës dhe jo me gazetaren.

Debati:

Gazetarja: Fakti që në një gjyq që bëhet në SHBa përmendet dhe emri i kryeministrit tonë.

Ngjela: Moj zonjë, ç’më duhet mua. Ju flisni me logjikën e një fshatari, e një fshatari pa vlerë.

Gazetarja: Okay do ta ndërpresim këtu bisedën.

Ngjela: Dale, dale.

Gazetarja: Jo jo do ta ndërpresim këtu bisedën.

Ngjela: Jo ta mbaroj këtë që më pyete.

Gazetarja: Do ta vazhdojmë bisedën kur unë të flas me logjikë qytetari.

Ngjela: Moj zonjë, do flas unë këtu se më ke thirrur ti.

Gazetarja: Jo jo, do ta ndërpresim. Unë nuk të lejoj të më thuash çfarë të duash për mua.

Ngjela: Jo për ty moj.

Gazetarja: Kush foli me logjikë fshatari?

Ngjela: Saliu moj.

Gazetarja: Ti mu drejtove mua ashtu.

Ngjela: Ju merreni thashë me logjikën e një fshatari.

Gazetarja: Okay, në rregull nëse është kështu.

/Albeu.com/