Video nga aksidenti me 5 viktima/ E vështirë nxjerrja e pasagjerëve të bllokuar, furgoni është përmbysur në greminë - Gazeta Express
string(113) "video-nga-aksidenti-me-5-viktima-e-veshtire-nxjerrja-e-pasagjereve-te-bllokuar-furgoni-eshte-permbysur-ne-gremine"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2021 16:47

Video nga aksidenti me 5 viktima/ E vështirë nxjerrja e pasagjerëve të bllokuar, furgoni është përmbysur në greminë

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2021 16:47

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë pasdite në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Raportohet se janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Ka qenë furgoni i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Siç raportohet është e vështirë nxjerrja e viktimave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre ambulanca, të cilat po punojnë për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar, teksa terreni është shumë i thyer dhe vështirëson edhe më tej punën e tyre.