Video më e komentuar e momentit, Rita Ora në skenë në Hungari me flamurin e Serbisë, pasi ia hodhi dikush nga publiku - Gazeta Express
string(115) "video-me-e-komentuar-e-momentit-rita-ora-ne-skene-ne-hungari-me-flamurin-e-serbise-pasi-ia-hodhi-dikush-nga-publiku"

Rozë

Gazeta Express

27/08/2023 12:14

Video më e komentuar e momentit, Rita Ora në skenë në Hungari me flamurin e Serbisë, pasi ia hodhi dikush nga publiku

Rozë

Gazeta Express

27/08/2023 12:14

Këngëtarja Rita Ora, e cila me të drejtë është konsideruar si një ambasadore e Kosovës në bot, i ka zhgënjyer shqiptarë gjatë një performance mbrëmë në Festivalin e të Rinjve në Szeged të Hungarisë.

Ajo e ka mbajtur në dorë e më pas e vendos mbi supe flamurin e Serbisë, pasi atë ia dha dikush nga publiku.

Ky veprim i këngëtares u komentua shumë në rrjetet sociale, me disa që pyesin se si është e mundur.

Disa kanë komentuar duke besuar se ajo nuk ka mundur ta dallojë se e ka kapur flamurin e Serbisë, mbase duke menduar se po e mban atë të Hungarisë.